30. október 2008 | 18:06 | Flokkað sem

Kristian Guttesen, i lindur ne vitin 1974, eshte autori i 7 librave me poezi ne islandisht dhe ka botuar librin e tij te pare me 1995. U nominua më 2007 per Çmimin Islandez të Përkthimit për përkthimin e romanit norvegjez Kodra (Skråninga, nga Carl-Frode Tiller) dhe momentalisht studion filozofi ne Universitetin e Islandës.

Veprat e botuara
 
Fantazma, 1995
Poezi hije, 1998
Anno, 1999
Ferrëgjatë, 2003,
Protest nëpërmjet pjesëmarrjes, 2004
Pityriasis Versicolor, 2005
Kodra, 2006 (përtkth.)
Poezi krimi, 2007


nga Kristian Guttesen
përkthim nga danishtja në anglisht nga Jane Appleton, nga anglishtja në shqip nga Silke Liria Blumbach

 
 KRIMI NUMËR NËNTË
 
më kanë quajtur vjedhës dhe hajdut
kokë e kalbur ata qese llumi thonë poezitë e mia
janë keqdashëse dhe më akuzojnë për goditje
të pabazuara kundër qenieve inteligjente
 
a e di se ç’do të shkaktonte kjo?
 
diku në natë gjendet i shtrirë një poet që vdes
poezitë e të cilit e vrasin veten
 
brenga banon në butësinë e
syve të tu s’duhet të themi lamtumirë ashtu
 
bëhem rrugaç që të mund të mbijetoj si
poet dhe ia shpall luftën
vëllazërisë
 
vëllai im vrasësi pasi
u shtrive pranë meje dhe kap frymëmarrjen tënde unë
shpohem tejpërtej dhe ngul sytë ndoshta diku në
errësirën e skëterrshme
 
              ajo që mbetet nga jeta përparon
edhe një çast dhe kurse ti më vret
i pikëlluar mendoj që brenga banon në butësinë
e syve të tu s’duhet të themi lamtumirë ashtu
 

 ESSE EST PERCIPI
 
              Erëra
                  i pamë
                      qetë
                 shkojmë
 
Erëra nisen për fluturimin …
zhyten në ujë
dikur tërbonte
lufta bërthamore këtu në Tokë
 
Ka shumë kohë që e pamë njëri-tjetrin …
              esse est percipi
unë jam një murg
vëlla
unë jam një baba
 
Udhëtim mbi liqene të qeta …
unë e shoh në një dhomë të gjelbër
përpiqem t’ia përshkruaj asaj
këto dy bota që njohim
 
Kudo që shkojmë
              këto tri rezultate
që mund të kishin qenë
që kanë ndodhur secili …
 
Fetusi i lindur i vdekur
vajza që jetoi
vajza që u vra
 
              si tri vijë në qiellin e natës
të zi si katran
 
Erëra nisen për fluturimin
ka shumë kohë që e pamë njëri-tjetrin
udhëtim mbi liqene të qeta
kudo që shkojmë 

 
 NJËBRIRËSHI
 
A dëshiron që të besoj sot në
vegimtarë të largët?
Është aq më e lehtë të
ma shesësh Krishtin.
Mund të fitoj një kuptim të një qenie
më të lartë, ekzistoftë apo jo.
Gjithça që është objekt i
mendjes sonë:
 
              Perceptime,
              ndjesi,
              shfaqje -
              (ose diçka të ngjashme)
 
Ti thua që ajo që është në mes
të mendjes sonë, është ajo që ne mund
ta kuptojmë.
 
Ne nuk jemi vërtet të vetëdijshëm për diçka tjetër. 
 
A dëshiron që ta shes
sot emrin tim?
Është për shitje, por ty të duhen
mori të asaj që ti vetë e di.
 
Unë jam njëbrirësh
i përbërë nga ideja dhe perceptimi.
Një përgjigje ndaj asaj
për të cilën më ke detyruar.
 
Po ç’është atëherë kjo dhembje?
 
Më pëlqen të dhunohem.

«



Viltu leggja orð í belg?


Skildu eftir athugasemd


(birtist ekki)